sulm masiv rusia rrezon 251 drone ukrainas brenda nje nate 68e374fd36860

Sulm masiv, Rusia rrëzon 251 dronë ukrainas brenda një nate

October 6, 2025
1 minut lexim

Autoritetet ruse deklaruan këtë të hënë se kishin rrëzuar 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që konsiderohet si një nga sulmet më të mëdha ajrore të këtij lloji që nga fillimi i luftës.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet ishin veçanërisht intensive në rajonin e Detit të Zi. Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar që nga viti 2014, 62 të tjerë mbi Detin e Zi dhe pesë mbi Detin Azov.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri publike vetëm numrin e dronëve të rrëzuar, pa dhënë informacione se sa u lëshuan në total apo nëse ndonjëri arriti të godasë objektivat e tij.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, njoftoi përmes Telegram se sulmet ukrainase kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën elektrike, duke lënë pa energji elektrike mijëra konsumatorë.

Sipas tij, rreth 5,400 banorë në 24 komuna janë ende pa energji, ndërsa inxhinierët dhe ekipet e emergjencës kanë rikthyer furnizimin me energji për pothuajse 34,000 konsumatorë të tjerë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

RRUGE GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

kartoline
Lajmi i radhës

Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hyn në javën e dytë

Të fundit nga

ShkoLartë