sulejmani ne gostivar kultura dhe institucionet kulturore do te kene mbeshtetje te plote 6a9d73a1b8ef2

Sulejmani në Gostivar: Kultura dhe institucionet kulturore do të kenë mbështetje të plotë

September 6, 2026
1 minut lexim

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar disa prej institucioneve kryesore kulturore në Gostivar, përfshirë Pallatin e Kulturës, Teatrin e Gostivarit, Galerinë e Gostivarit, Bibliotekën dhe Qendrën për Konservim.
Gjatë vizitës, Sulejmani zhvilloi takime me udhëheqësit e institucioneve kulturore, me të cilët diskutoi për gjendjen, nevojat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës dhe artit në qytet.

“U dakorduam që të punojmë bashkë, për të mirën e kulturës dhe artit, trashëgimisë sonë kulturore dhe jetës kulturore të Gostivarit në përgjithësi”, deklaroi Sulejmani.

Ministri theksoi se kultura, artistët dhe institucionet kulturore në Gostivar, por edhe në mbarë vendin, do të kenë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

“Kultura, artistët dhe institucionet kulturore do ta kenë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, u shpreh Sulejmani.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrohet data e lirimit te diddy t nga burgu 6a9d70fd84557
Lajmi i mëparshëm

​Afrohet data e lirimit të Diddy-t nga burgu

maqedonia hyn ne nate me 8 zjarre aktive 6a9d74fc2bd1a
Lajmi i radhës

Maqedonia hyn në natë me 8 zjarre aktive

Të fundit nga

Maqedonia hyn në natë me 8 zjarre aktive

Deri në orën 18:00 janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ajër të hapur, nga të cilat tetë janë aktive, pesë janë nën kontroll dhe 11 janë shuar, njoftoi Qendra e Menaxhimit të
ShkoLartë