SULEJMAN MEHAZI 2

Sulejman Mehazi: BDI në vend që të vajtojë Mickoskin dhe VLEN-in, le të vajtojë veten për dështimet mbi 20 vjeçare

September 5, 2025
1 minut lexim

Analisti politik, Sulejman Mehazi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të BDI-së opozitare, duke theksuar se partia që për vite e mbante pushtetin sot duhet të përballet me pasojat e politikave të veta të dështuara.

“Ju të BDI-së mos ‘kukatni’ ndaj Mickoskit dhe ndaj VLEN-it, por ‘kukatni’ veten që me politikën tuaj dobësuat LSDM-në aq shumë sa që VMRO-ja e Mickoskit me 58 deputetë e bëtë aq të fuqishme për t’ju larguar nga qeveria”, ka shkruar Mehazi.

Sipas tij, BDI e ka humbur çdo të drejtë morale për t’u viktimizuar, pasi për vite të tëra mashtronte qytetarët me premtime boshe dhe “lavdërohej me një kryeministër kukull”.

“Tani rrini në opozitë e vajtoni veten, jo Mickon dhe VLEN-in”, përfundon Mehazi.

Sipas Mehazit ky reagim erdhi pikërisht në kohën kur BDI po përpiqet të gjejë arsyetime për humbjen e pushtetit, ndërkohë që VLEN shihet si forcë politike që solli ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

green coast si po ndryshon lojen e investimeve ne rivieren shqiptare 68bab592a3338
Lajmi i mëparshëm

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

trump do te shkurtoje fondet ushtarake per vendet evropiane qe kufizohen me rusine 68bab6c537ad1
Lajmi i radhës

“Trump do të shkurtojë fondet ushtarake për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë”

Të fundit nga

Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

Vjeshta zyrtarisht nis sonte në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës. Në hemisferën veriore, nga kjo datë ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa netët do të zgjaten. Në Shkup, dita e parë
ShkoLartë