suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale per te miturit nen 15 vjec 6a20102849de7

Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

June 3, 2026
1 minut lexim

Një komision hetimor i autorizuar nga qeveria suedeze ka propozuar që të ndalohet qasja e të miturve nën 15 vjeç në rrjetet sociale.



“Po humbasim një brez të tërë në riprodhimin e pandërprerë të përmbajtjeve,” paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Publike, Jakob Forsment, gjatë një konference për shtyp.

Qeveria suedeze krijoi këtë komision në vjeshtë me detyrë të vlerësojë përcaktimin e moshës minimale për përdorimin e rrjeteve sociale. Lisa Englund, kryesuese e komisionit, rekomandon që kjo moshë minimale të jetë 15 vjeç.

Do të jetë përgjegjësi e platformave si Snapchat, Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube të verifikojnë nëse përdoruesit kanë të drejtë të përdorin shërbimet e tyre. Ndërkohë, platformat e lojërave si Roblox, Minecraft dhe Fortnite mund të përjashtohen nga ndalimi.

Teksti i propozuar do t’i dërgohet palëve të interesuara, të cilat do të mund të bëjnë pyetje dhe të japin opinionin e tyre. Komisioni propozon që ky tekst të jetë gati më 1 janar 2028.

Në dhjetor 2025, Australia u bë vendi i parë që ndaloi rrjetet sociale për fëmijët, për t’i mbrojtur nga efektet e dëmshme të mundshme mbi shëndetin mendor, me rezultate deri tani të përziera.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ash derisa evropa flet qarte vlen hesht 6a20033ff3681
Lajmi i mëparshëm

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

Të fundit nga

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ishte e qartë, e drejtpërdrejtë dhe pa hapësirë për interpretime partiake. Ajo që është dakorduar duhet të realizohet. As më shumë, as më pak,
ShkoLartë