suat shaqiri nga takimi me mergaten ju jeni shpirti i ketij vendi faleminderit nga zemra 6897c455042d2

Suat Shaqiri nga takimi me mërgatën: Ju jeni shpirti i këtij vendi – faleminderit nga zemra

August 9, 2025
1 minut lexim

Çashkë, 9 gusht – Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe domethënës me pjesëtarë të mërgatës shqiptare, të cilët po qëndrojnë në vendlindje gjatë sezonit veror.

Në një atmosferë vëllazërore dhe me shumë emocione, Shaqiri u shpreh thellësisht mirënjohës për kontributin e palodhur të mërgimtarëve ndër vite – si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në ruajtjen e lidhjes shpirtërore me atdheun.

“✅ Mërgatë, ju jeni shpirti i këtij vendi 💙
✅ Ju falënderoj nga zemra 💙”, ishte mesazhi i tij i drejtpërdrejtë pas takimit, që u mirëprit dhe duartrokit nga të pranishmit.

Sipas Shaqirit, mërgata ka qenë gjithmonë shtylla që ka mbajtur gjallë shumë familje, por edhe identitetin, kulturën dhe aspiratën për zhvillim të trojeve tona. Ai theksoi se në programin e tij për komunën e Çashkës, mërgata do të ketë hapësirë të posaçme, jo vetëm si përkrahëse, por si bashkëvendimmarrëse në projekte konkrete për zhvillimin lokal.

“Nuk do të ketë zhvillim pa përfshirjen e diasporës sonë të dashur. Ata janë urë lidhëse me botën, shembull i suksesit dhe forcë që meriton përfaqësim dhe respekt,” u shpreh ndër të tjera Shaqiri.

Ai ritheksoi vendosmërinë për të sjellë ndryshim cilësor dhe të prekshëm në Çashkë, përmes një qeverisjeje lokale të hapur, transparente dhe të afërt me qytetarin.

Takime të tilla me mërgatën do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse që Shaqiri dhe ekipi i tij po ndërtojnë në funksion të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky dhe starmer diskutojne luften ne ukraine 6897c14947109
Lajmi i mëparshëm

Zelensky dhe Starmer diskutojnë luftën në Ukrainë

izraeli nuk ndal sulmet 34 te vrare ne gaza 6897c723c385b
Lajmi i radhës

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë