studentja e universitetit te tetoves pjese e programit nderkombetar kerkimor ne gjermani 6a9294900ca1a

Studentja e Universitetit të Tetovës pjesë e programit ndërkombëtar kërkimor në Gjermani

August 29, 2026
1 minut lexim
st 2

Universiteti i Tetovës vazhdon të krijojë dhe mbështesë mundësi të reja për studentët e tij në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke kontribuuar në zhvillimin e tyre profesional dhe avancimin e mëtejshëm akademik.

Në kuadër të këtyre mundësive, Vesa Fetai, studente e ciklit të dytë në programin studimor Matematikë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, është përzgjedhur për të marrë pjesë në programin ndërkombëtar kërkimor “Dive Into Research @Dresden” i cili zhvillohet në Dresden të Gjermanisë.

Programi me tematikën “Combinatorics in Algebraic Statistics and Game Theory”, u mundëson pjesëmarrësve të angazhohen në tema dhe probleme të kërkimit bashkëkohor, të punojnë nën udhëheqjen e mentorëve dhe studiuesve me përvojë, si dhe të shkëmbejnë njohuri dhe ide me studentë e studiues nga komuniteti akademik ndërkombëtar.

Për Vesën, pjesëmarrja në këtë program është hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj akademik dhe kërkimor, që i ofron mundësi për zgjerimin e njohurive, pasurimin e përvojës shkencore, zhvillimin e bashkëpunimeve të reja dhe krijimin e kontakteve me komunitetin akademik ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e studentëve të Universitetit të Tetovës në programe të tilla ndërkombëtare dëshmon rëndësinë që ka ndërthurja e njohurive të fituara gjatë studimeve me përvojën praktike dhe kërkimore në mjedise akademike ndërkombëtare. Këto përvoja kontribuojnë në formimin e një brezi të ri studiuesish dhe në forcimin e mëtejshëm të dimensionit ndërkombëtar të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytjet ne nepal kanadaja jep 5 mln dollare ndihme britania dergon ekip shpetimi 6a928fdad6f17
Lajmi i mëparshëm

Përmbytjet në Nepal/ Kanadaja jep 5 mln dollarë ndihmë, Britania dërgon ekip shpëtimi

Të fundit nga

ShkoLartë