studentet pas takimit me ministrin shasivari nuk do te pranojme zgjidhje jo te plota per provimet profesionale 6ad62603d8ead

Studentët pas takimit me ministrin Shasivari: Nuk do të pranojmë zgjidhje jo të plota për provimet profesionale

October 19, 2026
1 minut lexim

Sot në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takim në mes përfaqësuesve të lëvizjes studentore dhe ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, në të cilin është diskutuar për zgjidhjen ligjore për çështjen e provimit të Jurisprudencës.

Pas takimit përfaqësuesit e studentëve thanë se nuk do të pranojnë zgjidhje e cila nuk parasheh që provimi i Jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe 100%.

“Ne nuk do të ndalemi vetëm te provimi i Jurisprudencës. E pyetëm ministrin për provimet tjera dhe fatkeqësisht ende nuk ka asnjë hap në këtë drejtim. Na kanë shkuar tre vite për të arritur diçka jo të plotë. Ne merremi me probleme të cilat duhet të ishin zgjidhur nga ligjet dhe kushtetuta jonë. Shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për tema tjera”, tha Mevlan Ademi.

Ai tha se modeli që u prezantua sot është arritje e cila nuk ka qenë më herët, megjithatë tha se nuk është i plotë dhe nuk janë të kënaqur.

Ademi tha se do të vazhdojnë me protesta nëse miratohet ligji i cili nuk parasheh dhënie 100 përqind në gjuhën shqipe të provimeve profesionale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne moshen 45 vjecare adriana lima shkelqen ne pasarele 6ad62572971bd
Lajmi i mëparshëm

Në moshën 45-vjeçare, Adriana Lima shkëlqen në pasarelë

Të fundit nga

ShkoLartë