aktivizohet sherbim me i avancuar ne e kosova per raportimin e gjobave ne trafik 6ad640a10cdfc

Aktivizohet shërbim më i avancuar në e-Kosova për raportimin e gjobave në trafik

October 19, 2026
1 minut lexim

Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat dhe masat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova, pas integrimit të saj me Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shërbimi i ri mundëson njoftimin e qytetarëve për gjobat në trafik përmes platformës e-Kosova dhe mesazheve SMS, menjëherë pas regjistrimit të gjobës në sistem.

Përveç njoftimeve, platforma ofron edhe qasje në informata më të detajuara lidhur me gjobat dhe masat mbrojtëse të regjistruara.

Sipas njoftimit, një tjetër funksion i këtij shërbimi u mundëson pronarëve të bizneseve të shohin drejtpërdrejt në e-Kosova raportin për gjendjen e gjobave.

Raporti përfshin informata për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative në trafik, bazuar në të dhënat e regjistruara në sistem.

Sipas Policisë së Kosovës, ky integrim synon të lehtësojë qasjen në informata, të rrisë transparencën dhe të përmirësojë komunikimin ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar rreth gjobave dhe masave në trafik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studentet pas takimit me ministrin shasivari nuk do te pranojme zgjidhje jo te plota per provimet profesionale 6ad62603d8ead
Lajmi i mëparshëm

Studentët pas takimit me ministrin Shasivari: Nuk do të pranojmë zgjidhje jo të plota për provimet profesionale

doreheqje doreheqje thirrje te forta kunder qeverise ne bulevard 6ad64100eb949
Lajmi i radhës

“Dorëheqje, dorëheqje”, thirrje të forta kundër qeverisë në Bulevard

Të fundit nga

ShkoLartë