studentet ne proteste imitojne politikanet luajne poker dhe ndajne shqiperine 6a611f2fa6a0d

Studentët në protestë, imitojnë politikanët: Luajnë poker dhe ndajnë Shqipërinë!

July 22, 2026
1 minut lexim

Një performancë simbolike e realizuar nga studentët ka tërhequr vëmendjen në protestën para Kryeministrisë. Përmes një skene, ata kanë imituar klasën politike, duke i paraqitur ata sikur po luajnë poker me fatin e Shqipërisë.

Studentët u ulën rreth një tavoline me letra bixhozi, ndërsa mbanin para fytyrës fotografitë e disa figurave politike, mes tyre Edi Rama, Sali Berisha, Belinda Balluku, Taulant Balla, Erion Braçe, Flamur Noka, Sara Mila, Zegjine Çaushi dhe Ardit Bido.

Detaji që spikati ishin çipat e pokerit, të cilët nuk kishin vlera monetare, por mbanin fotografi të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin se qytetet dhe pasuritë e vendit po trajtohen si “bast” në një lojë politike.

Në secilin çip, krahas emrit të qytetit, ishte vendosur edhe një çmim simbolik, duke treguar se si qytetet e Shqipërisë po “vihen në shitje” apo po “tregtohen” nga politika.

Performanca e tyre u zhvillua në sheshin para Kryeministrisë, ku prej 53 ditësh zhvillohet protestë kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksioni i policise dhe aki se prokuroria jep informacionet e para dalin detaje per zyrtaret e dyshuar 6a611eb95b345
Lajmi i mëparshëm

Aksioni i Policisë dhe AKI-së, Prokuroria jep informacionet e para, dalin detaje për zyrtarët e dyshuar

nje burre qe luftoi per rusine ne ukraine arrestohet ne bosnje nen dyshimin per droge dhe arme 6a611f926b792
Lajmi i radhës

Një burrë që luftoi për Rusinë në Ukrainë arrestohet në Bosnje nën dyshimin për drogë dhe armë

Të fundit nga

ShkoLartë