studente nga bota drejt europes gara per talentet globale 68f5e833d0383

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

October 20, 2025
min lexim

Prej vitesh gjithnjë e më shumë studentë të huaj po i ndjekin universitetet në Gjermani. Cilësia e arsimit është e lartë dhe tarifa e shkollimit është thuajse falas.

Po të bësh krahasimin arsimi i lartë në SHBA është një biznes shumë më i madh – dhe shumë më i shtrenjtë, thotë Karin Fischer nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë: “Diploma e një universiteti amerikan është një nga eksportet më të mëdha, që kanë Shtetet e Bashkuara, gjë që është interesante ta mendosh në këtë kontekst, kur zhvillohen gjithë këto debate rreth importeve, eksporteve dhe tarifave.”

Sipas Wido Geis-Thöne nga Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln, “Gjermania mund të përfitojë qartazi nga emigracioni amerikan. Si rezultat kemi një numër më të lartë studentësh, që duan të studiojnë jashtë, që janë në gjendje të studiojnë në universitetet amerikane, por po kërkojnë alternativa të tjera”.

Nevojat në tregun gjerman për specialistë

Më e rëndësishme se numri i studentëve është se sa prej tyre qëndrojnë këtu dhe hyjnë në tregun gjerman të punës, i cili ka nevojë urgjente për punonjës të kualifikuar. Andreas Schleicher nga OECD, drejtor për edukimin dhe kualifikimin thekson, se “Evropa është qartësisht më e fortë në zhvillimin e talenteve… por Shtetet e Bashkuara janë shumë më të afta në shfrytëzimin e mirë të talentit. Kjo është sfidë për Evropën. Tregu i punës është ende shumë i izoluar dhe i ngurtë në krahasim me SHBA-në. Atje tregu i punës e ka më të lehtë të kuptojë, se ku është talenti dhe pastaj ta shfrytëzojë atë më mirë”. 

Garë ndërkombëtare për talente dhe specialistë

Por Evropa apo Gjermania e ka kapur ritmin në vitet e fundit dhe ka bërë disa ndryshime reale. Shifrat e pasqyrojnë qartë këtë. Wido Geis-Thöne vë në dukje, se “rreth 45 përqind e atyre, që vijnë në Gjermani si studentë ndërkombëtarë, janë ende këtu dhjetë vjet më vonë. Kjo është kuota më e lartë, pak përpara Kanadasë, shumë më e lartë se në shtetet e tjera anëtare të OECD-së”.

E ardhmja demografike e Gjermanisë varet nga këto talente. Deri në vitin 2030 vendit do t’i mungojnë dy milionë punonjës të kualifikuar. Dhe universitetet janë porta drejt fuqisë punëtore. Tani edhe programi më prestigjioz i shkëmbimit në Amerikë është vënë nën presion: Programi Fulbright, një bursë ndërkombëtare për promovimin e paqes përmes shkëmbimit akademik. Bordi i tij dha dorëheqjen në shenjë proteste, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje politike dhe bllokim të bursave. Pra universitetet gjermane po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Gara për talentet globale ka filluar. Nuk është vetëm Evropa, Kanadaja apo SHBA, Kina po konkurron gjithashtu me universitete dhe qendra kërkimore të reja për talentet më të shkëlqyera. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e 23 vjecarit shqiptar ne itali ende asnje i arrestuar policia shoqeron disa te rinj si te dyshuar 68f5e7cd3cb23
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, ende asnjë i arrestuar/ Policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

per here te pare pas dy dekadash shteti i amerikes latine do te drejtohet nga nje president i qendres se djathte do afrohemi me qeverine e trump 68f5e9ea14842
Lajmi i radhës

Për herë të parë pas dy dekadash, shteti i Amerikës Latine do të drejtohet nga një president i qendrës së djathtë: Do afrohemi me qeverinë e Trump

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë