struga trim lum godet serish 689b603877b51

Struga Trim Lum godet sërish

August 12, 2025
1 minut lexim

Struga Trim Lum  ka prezantuar dy sulmues.

Pas talentit 18-vjeçar Altin Aliji, drejtuesit e skuadrës strugane pak çaste më parë kanë prezantuar edhe sulmuesin me përvojë të madhe, Djordje Ivkoviq.

Sulmuesi shtatëlartë (193cm) së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur të Aktobe nga Kazakitani, ndërsa te skuadra e Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë.

Ivkoviq nuk është një emër i panjohur për futbollin vendor, pasi i njëjti për një vit luajti me fanellën e AP Brera, para se të transferohej në futbollin kazak.

Ai në gjithsej 31 ndeshje në Ligën e Parë realizoi 17 gola, ndërsa pikërisht instikti që ka për golin, bëri që drejtuesit e skuadrës strugane në konsultime me trajnerin kryesor, Bledi Shkëmbi, të reagojmë shpejtë dhe të firmosin kontratë profesionale.

Djordje Ivkoviç me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai te kjo skuadër do të veshë fanellën me numrin 9-të, që së fundmi ishte në pronësi të Besart Ibraimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana pervelohet nga temperatura e larte sot termometri shenon 43 grade celsius 689b5fc0e37e4
Lajmi i mëparshëm

Tirana ‘përvëlohet’ nga temperatura e lartë sot, termometri shënon 43 gradë celsius

dorasi erdhi para shtepise 20 minuta pasi u parkuam rrefimi i bedri matoshit vellait te viktimes se mbremshme ne hajvali 689b603c09745
Lajmi i radhës

“Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”: Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë