struga me strategji konkurrence kundrejt ohrit te gjitha kafenete do te punojne me gjate 6a6880afaad04

Struga me strategji konkurrence kundrejt Ohrit, të gjitha kafenetë do të punojnë më gjatë

July 28, 2026
1 minut lexim
str

Objektet hotelierike në Strugë do të punojnë një orë më gjatë gjatë sezonit veror, ndërsa për fundjavën e ardhshme festive orari i tyre do të zgjatet me dy orë. Këtë vendim e miratoi Këshilli i Komunës me qëllim të mbështetjes së sezonit turistik dhe ekonomisë lokale, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të ri, gjatë fundjavave dhe kur organizohen manifestime publike, kafenetë dhe restorantet, në vend që të punojnë deri në orën 01:00, do të jenë të hapura deri në orën 02:00 pas mesnate.

Për fundjavën e zgjatur festive më 1, 2 dhe 3 gusht, orari i punës do të zgjatet deri në orën 03:00 pas mesnate.

Nga Komuna e Strugës informojnë se zgjatja e orarit me një orë është paraparë edhe për disa data të veçanta deri në fund të vitit, duke përfshirë edhe ditë festive në shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Sipas autoriteteve lokale, qëllimi është “të mundësohet zhvillimi i papenguar i manifestimeve kulturore dhe turistike që promovojnë qytetin, duke ruajtur njëkohësisht balancën mes zhvillimit të turizmit dhe interesit të qytetarëve”.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

esha zbuloi mangesi serioze ne punen e komisionit per mbrojtjen e konkurrences ne maqedoni 6a687f60b52b4
Lajmi i mëparshëm

ESHA zbuloi mangësi serioze në punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoni

shaqir lutvija denohet me 10 vjet burgim per krime lufte 6a68975c8f6a6
Lajmi i radhës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Të fundit nga

ShkoLartë