stiven shpendi vazhdon te prese nje ftese nga trajneri i kombetares shqiptare 690f803439761

Stiven Shpendi vazhdon të presë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare

November 8, 2025
1 minut lexim

Stiven Shpendi vazhdon të presë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, pasi nuk ka pasur ende mundësinë të veshë fanellën kuqezi, ndryshe nga vëllai i tij binjak, Kristian.

Por ndërkohë, sulmuesi vazhdon të shënojë në mënyrë të rregullt në Serinë B me fanellën e Empolit.

Sulmuesi ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme mes skuadrës së tij dhe Katanzaros në Serinë B, duke transformuar saktësisht një penallti në minutën e 59-të të takimit.

Ai u tregua i akullt nga pika e bardhë duke çuar me qetësi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që ishte goli i tij i pestë në këtë edicion në Serinë B.

Kësisoj, ai ka kaluar përkohësisht dyshen tjetër shqiptare që përbëhet nga vëllai i tij dhe SIlvio Merkaj, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 golave për momentin në këtë kampionat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon shperndarja e materialeve zgjedhore ne vlore 690f7fd497c48
Lajmi i mëparshëm

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë

memli krasniqi kerkon voten e qytetareve per kandidatet e pdk se ne zgjedhjet e neserme 690f8041048a3
Lajmi i radhës

​Memli Krasniqi kërkon votën e qytetarëve për kandidatët e PDK-së në zgjedhjet e nesërme

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë