stinet nuk ekzistojne me studimi aktiviteti njerezor po sjell stine te reja 6890f1264bac9

“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

August 4, 2025
min lexim

Klima ka ndryshuar dhe vitet e fundit, nuk është më thjesht një perceptim që stinët tradicionale po zhduken. Verat janë më të gjata dhe të nxehta, dimrat më të butë, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë çrregulluar plotësisht. Studimi i fundit i publikuar në “Progress in Environmental Geography”, thekson se nuk po përballemi thjesht me ndryshime, por me lindjen e stinëve të reja të krijuara si pasojë e aktiviteteve të njeriut

Autorët propozojnë terma të rinj për të përshkruar këtë epokë të çuditshme klimatike. Sipas tyre e para janë stinët sinkopike: verat po bëhen më të nxehta, dimrat po bëhen më të butë dhe ngjarjet ekstreme po bëhen më të shpeshta.

E dyta; stinët aritmike – ato që dikur ishin të parashikueshme por që tani vijnë më herët ose më vonë, si psh. pranvera që vjen gjithnjë e më herët duke çrregulluar ekosistemet.

Së fundmi, ka stinë që tani janë zhdukur, të paktën në nivel lokal: ne kalojmë nga i ftohti në të nxehtë (dhe anasjelltas) pa ndërprerje , duke i detyruar, për shembull, kafshët migratore të ndryshojnë ritmet e tyre.

Sipas studimit, problemi nuk kufizohet vetëm te stinët që i njohim tashmë, të cilat po ndryshojnë në mënyrë dramatike. Antropoceni (termi Antropocen përshkruan një periudhë në historinë e Tokës në të cilën aktivitetet njerëzore kanë ndryshuar në mënyrë drastike karakteristikat fizike, kimike dhe biologjike të planetit, me referencë të veçantë rritjen e përqendrimeve të gazrave serrë në atmosferë) ka krijuar stinët e reja, me origjinë njerëzore.

Autorët përmendin shembullin e “stinës së mjegullës” (ose sezonit të mjegullës) në Azinë Juglindore, midis korrikut dhe tetorit, hektarë bimësi digjen për t’i hapur rrugë fushave; kjo e mbush qiellin me tym dhe lëndë grimcore për javë të tëra dhe është bërë një dukuri e rregullt vjetore.

Një shembull tjetër i një sezoni artificial është sezoni i mbeturinave: midis nëntorit dhe marsit, baticat sjellin rreth 60 ton plastikë në Bali çdo ditë, të mbledhur nga deti dhe të depozituar në plazhet e ishullit. Studimi shpjegon gjithashtu se në disa raste, ne po përshtatemi me stinët e reja: sezoni i mjegullës në Azinë Juglindore është një fenomen i njohur që autoritetet lokale po e luftojnë me masa parandaluese. Megjithatë, thjesht përshtatja me kushtet e reja nuk është e mjaftueshme: ne duhet ta eliminojmë problemin në rrënjë të tij, i cili është i ngjashëm me gjithçka që lidhet me ndryshimet klimatike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detaje te reja nga lipjani enver bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur ne rrethana te dyshimta 6890f0716b7e8
Lajmi i mëparshëm

Detaje të reja nga Lipjani: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur në rrethana të dyshimta

nena fsheh vajzen 2 vjecare ne valixhe dhe e fut ne bagazhin e autobusit 6890f16237ce1
Lajmi i radhës

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë