sterilizimin i bie te blej akuzen ish ministri beqaj kerkon aksesin ne procesverbalet e dosjes se tij cd nuk e marr me pagese na duhet nje diella 68ee5327b1313

“Sterilizimin”/ “I bie të blej akuzën”, ish-ministri Beqaj kërkon aksesin në procesverbalet e dosjes së tij: CD nuk e marr me pagesë, na duhet një “Diella” që…

October 14, 2025
1 minut lexim

Është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri Ilir Beqaj ka vijuar me kërkesën për të pasur akses në procesverbalet e dosjes së tij.

Debatet kanë vijuar edhe në lidhje me ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.

“Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykate sepse e ka ndarë çështjen time.  Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës”, tha Beqaj.

Ndërkohë avokati i Beqajt tha se “klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar, ku do firmosim ne?!”

“Po na duhet një “Djella ” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni drejtorinë e burgjeve që të ma lejojë”, shtoi ish-ministri.

Seanca është shtyrë sërish për t’i dhënë kohë avokatëve të Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtjen e tij. Seanca e radhës u caktuar në datën 30 tetor ora 12:00


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonci ne departamentin e mbrojtjes te shba se takon zyrtare amerikane 68ee528184845
Lajmi i mëparshëm

Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, takon zyrtarë amerikanë

udheheqesi opozitar hungarez thote se nuk mund te hiqet dore shpejt nga importet e energjise nga rusia 68ee53955579f
Lajmi i radhës

Udhëheqësi opozitar hungarez thotë se nuk mund të hiqet dorë shpejt nga importet e energjisë nga Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë