sterilizimi beqaj ironizon u beme grup kriminal me tre veta kontrata mbaron me 8 mars 69933586270ea

“Sterilizimi”, Beqaj ironizon: U bëmë grup kriminal me tre veta, kontrata mbaron më 8 mars

February 16, 2026
1 minut lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sot në seancë gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku këmbënguli sërish për hetime të montuara dhe të pabazuara në analizimin e kontratës.

Por për shkak të mungesës së avokatëve seanca u shty, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Ndjesë, se do them një gjë që nuk është brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës.

Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh Beqaj para trupit gjykues.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

digjet baza ruse ne mariupol te ukraines 6993348c2262b
Lajmi i mëparshëm

Digjet baza ruse në Mariupol të Ukrainës

milaim nela vizita e rames ne kosove ogur i keq per vendin 69933589c3e8b
Lajmi i radhës

Milaim Nela: Vizita e Ramës në Kosovë, ogur i keq për vendin

Të fundit nga

ShkoLartë