Kanë kaluar 20 vite që kur Valve lançoi Steam, shërbimin dixhital të shpërndarjes së lojërave që eventualisht u shndërruar në platformën de fakto të gaming për kompjuterët.
Tashmë kompania po feston 2 dekada ekzistencë. Steam mbërriti më 12 Shtator 2003, një muaj nga debutimi i MySpace dhe vetëm pak përpara se Arnold Schwarzenegger të emërohej guvernator i Kalifornisë.
U desh edhe një vit tjetër përpara se Valve të lançonte Half-Life 2. Për të festuar 20 vjetorin, Steam po ofron zbritje për disa lojëra si Left 4 Dead, Portal, Counter-Strike dhe Counter-Strike Source.
Edhe disa lojëra tjera që nuk janë të Valve po ofrojnë zbritje si Mass effect Legendary Edition me 80 përqind ulje, Halo: The Master Chief Colletion dhe Tekken 7 me 75 përqind ulje dhe Shadow of Tomb Raider me 89 përqind zbritje.
20 vjetori i Valve përkon me 20 vjetorin e Call of Duty ku Activision po ofron zbritjet e veta me deri në 67 përqind për titujt si Black Opss II, Black Ops III dhe Infinite Warfare.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL