statistikat flasin vete 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptareve nen qeverisjen e bdi se 6870e92e87a3c

Statistikat flasin vetë: 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve nën qeverisjen e BDI-së

July 11, 2025
1 minut lexim

BDI-ja që sot vajton për përfaqësim, për 20 vite në pushtet e injoroi dhe e përdori Marrëveshjen e Ohrit si mjet pazari. Në vend që ta zbatonte një nga shtyllat kryesore të saj, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione, BDI e bëri atë instrument për interesa partiake dhe klienteliste.

Nuk janë vetëm bindjet, por faktet ato që e tregojnë të vërtetën. Kujtojmë bisedat e përgjimeve, ku ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe ish-ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti pazariteshin me të drejtat e shqiptarëve duke thënë: “Nuk na çon në Xhenet edhe një shqiptar më shumë.”

E nga kjo mendësi “hedhja futja” nuk pritet diçka më shumë se këto fakte tronditëse që nxjerrin në pah dështimin e partisë non grata në mbrojtjen e përfaqësimit të shqiptarëve për 20 vite qeverisje.

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – 218 maqedonas, vetëm 14 shqiptarë (6%)

SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste – 275 maqedonas, vetëm 12 shqiptarë (4%)

Enti për ekzaminimin e materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja – 27 maqedonas, 3 shqiptarë (10%)

Agjencia e Administratës – 50 maqedonas, 7 shqiptarë (12%)

Agjencia për Planifikimin e Hapësirës – 21 maqedonas, 3 shqiptarë (13%)

Këto shifra flasin për një realitet të hidhur: diskriminim të strukturuar dhe shpërfillje të qëllimshme të Marrëveshjes së Ohrit.

Për dallim nga kjo qasje, VLEN, vetëm për një vit qeverisje, ka ndërmarrë hapa konkretë duke sjellë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili jo vetëm rrit përfaqësimin sipas Marrëveshjes së Ohrit, por garanton edhe cilësi dhe barazi funksionale në administratë.

VLEN nuk bën pazar me të drejtat e shqiptarëve, VLEN i mbron dhe i garanton me LIGJ!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpifja e radhes e bdi se bie poshte drejtori i filharmonise demanton asnje maqedonas i punesuar 6870e6d7673ce
Lajmi i mëparshëm

Shpifja e radhës e BDI-së bie poshtë: Drejtori i Filharmonisë demanton, asnjë maqedonas i punësuar

ja kush eshte i vrari ne batince ishte pjesetar i armates se maqedonise se veriut 6870ee1a9cdde
Lajmi i radhës

Ja kush është i vrari në Batincë – ishte pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë