startupi ai i mira muratit vleresohet me 12 miliarde dollare 6876b144ee8c9

Startupi AI i Mira Muratit vlerësohet me 12 miliardë dollarë

July 15, 2025
1 minut lexim

Thinking Machines Lab, startupi i inteligjencës artificiale themeluar nga ish ekzekutivja e OpenAI me origjinë Shqiptare Mira Murati, ngriti një investim prej 2 miliardë dollarësh duke u vlerësuar me 12 miliardë dollarë në një raund financimi udhëhequr nga firma e kapitalit sipërmarrës Andreessen Horowitz.

Pjesë e financimit ishin gjiganti i çipeve AI Nvidia, Accel, ServiceNow, Cisco, AMD dhe Jane Street, njoftoi startupi.

Financimi masiv për një kompani e themeluar vetëm në Shkurt, pa asnjë të ardhur apo produkte ende, tregon aftësinë e Muratit për të afruar investitorë në një sektorë me konkurrencë të lartë.

Thinking Machines dëshiron të ndërtojë sisteme të inteligjencës artificiale që janë më të sigurta, më të qëndrueshme dhe shkojnë për një numër më të gjerë aplikacionesh sesa rivalët.

Pothuajse 2/3 e ekipit të kompanisë në momentin e lançimit ishin ish-punonjës të OpenAI. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

orban nis procedurat per sanksionimin e ukraines 6876afa18e86d
Lajmi i mëparshëm

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

ali ahmeti takon deputetin salih murat 6876b2ad1b05c
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti takon deputetin Salih Murat

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë