starton sezoni i ri i liges se evropes sot ne program nente ndeshje 68d3a0144f3ec

​Starton sezoni i ri i Ligës së Evropës – sot në program nëntë ndeshje

September 24, 2025
1 minut lexim

Sonte zyrtarisht ngrihet perdja e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës, ku do të luhen nëntë ndeshje të para të fazës së ligës, ndërsa të enjten do të zhvillohen edhe nëntë duele të tjera të kësaj xhiroje hapëse.

Pas javës së kaluar që solli emocionet e kthimit të Ligës së Kampionëve, tani vëmendja zhvendoset te kompeticioni i dytë më prestigjioz për klube në kontinent. Ashtu si çdo vit, takimet janë të ndara në dy orare: disa fillojnë nga ora 18:45, ndërsa pjesa tjetër nga 21:00.

Përballjet kryesore të ditës konsiderohen Dinamo Zagreb – Fenerbahçe, Braga – Feyenoord dhe Real Betis – Nottingham Forest, të cilat priten të ofrojnë spektakël futbolli.

Nga ana tjetër, Roma do të përballet në transfertë me Nice, Malmö do të presë Ludogorets, Freiburg sfidon Baselin, Celtic shkon në Beograd përballë Crvena Zvezdës, PAOK-u luan ndaj Maccabi Tel Avivit, ndërsa Midtjylland mat forcat me Sturm Grazin.

Kujtojmë se trofeun e edicionit të kaluar e ngriti Tottenham Hotspur, që në finalen angleze mposhti Manchester Unitedin dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konferenca e kryetareve miraton listat e anetareve te komisioneve parlamentare emrat i kalojne parlamentit per votim 68d39fb70c3db
Lajmi i mëparshëm

Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë Parlamentit për votim

shkelzen gashi shperthen ndaj rames deshtak e mashtrues ke me perfundu ne burg 68d3a02542141
Lajmi i radhës

Shkëlzen Gashi “shpërthen” ndaj Ramës: Dështak e mashtrues, ke me përfundu në burg

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë