stafi i luvrit pezullon greven rihapet plotesisht per vizitoret muzeu me i vizituar ne bote 6945aca55f239

Stafi i Luvrit pezullon grevën, rihapet plotësisht për vizitorët muzeu më i vizituar në botë

December 19, 2025
1 minut lexim

Muzeu i Luvrit në Paris u rihap plotësisht këtë të premte, pasi punonjësit votuan për të pezulluar grevën që kishte ndërprerë aksesin në muzeun më të vizituar në botë.

Sipas Associated Press, vendimi u mor gjatë një asambleje të përgjithshme të stafit, ku punonjësit votuan unanimisht për ndalimin e përkohshëm të grevës, me qëllim rikthimin e muzeut në funksion normal dhe pritjen e vizitorëve.

Greva kishte çuar në mbylljen e plotë të Luvrit në fillim të javës dhe në një rihapje të pjesshme të mërkurën.

Sindikatat thanë se pezullimi i grevës erdhi pas pesë takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, por theksuan se përparimi mbetet i pamjaftueshëm, veçanërisht në lidhje me mungesën e stafit, nivelin e pagave dhe planet afatgjata të sigurisë.

Po ashtu, ato ngritën shqetësime për degradimin e ndërtesës dhe kushtet e punës.

Përfaqësuesit sindikalë kritikuan drejtuesen e Luvrit, Laurence des Cars, duke e akuzuar për mungesë angazhimi gjatë grevës, pasi, sipas tyre, ajo nuk u takua me stafin dhe nuk iu drejtua punonjësve gjatë protestës.

Punonjësit pritet të mbajnë një tjetër asamble të përgjithshme më 5 janar, ku do të vendosin nëse do të rifillojnë apo jo grevat.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princesha e kurores se norvegjise mund ti nenshtrohet transplantit te mushkerive semundja u zhvillua me shpejt nga sa kisha shpresuar 6945aaf427245
Lajmi i mëparshëm

Princesha e kurorës së Norvegjisë mund ti nënshtrohet transplantit të mushkërive: Sëmundja u zhvillua më shpejt nga sa kisha shpresuar

begaj dekreton lirimin nga detyra te ambasadorit te shqiperise ne nato 6945afb2d27ca
Lajmi i radhës

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Të fundit nga

Rritet fluksi në Aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, vendi po mirëpret edhe gjithnjë e më shumë turistë të
ShkoLartë