sporti bashkon urrejtja percan eshte koha te bejme tifozeri pa gjuhe te urrejtjes racizem dhe provokime nacionaliste 6a2e7eae20ef3

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

June 14, 2026
min lexim
376672102 794911302634518 296637649540633445 n

Sporti duhet të jetë hapësirë ku promovohet loja e ndershme, respekti dhe bashkëjetesa. Megjithatë, në vendin tonë ende ka raste të gjuhës së urrejtjes, thirrjeve dhe mesazheve ofenduese që shkojnë përtej rivalitetit sportiv dhe kalojnë në jotolerancë kombëtare, fetare ose racore. Problemi nuk mbetet vetëm në korniza të stadiumeve dhe sallave të sportit, por gjithnjë e më shumë po përhapet edhe në rrjetet sociale, ku urrejtja përhapet edhe më shpejt dhe arrin deri tek një audiencë më e gjerë. Nga Klubi i futbollit “Bashkimi” nga Kumanova për CIVIL Media thonë se klubi gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet kundër çdo gjuhe të urrejtjes, si dhe kundër fyerjeve nacionaliste, raciste dhe fetare, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë drejtim “Bashkimi” mund të jetë krenar, sepse në stadiumin tonë asnjëherë nuk janë drejtuar fyerje dhe thirrje të tilla kundër askujt. Grupi i tifozëve “Iliri” lirisht mund t’ju mbajë “leksione” grupeve të tjera të tifozëve se si mund të bëhet tifozeri pa i fyer të tjerët”, thonë nga ky klub.

Nga atje shtojnë se kolektivi i tyre është një shembull i multikulturalizmit dhe i respektit të ndërsjellë.

“Në klubin tonë luajnë shqiptarë, maqedonas dhe të huaj. Edhe myslimanë, edhe të krishterë edhe ateistë. Për ne luajnë lojtarë të të gjitha racave. Ne jemi një familje që i kultivon këto vlera”, thonë nga Klubi “Bashkimi” duke theksuar se klubi nuk është ndëshkuar kurrë për gjuhë të urrejtjes.

Institucionet theksojnë se fenomene të tilla nuk tolerohen dhe se ekzistojnë mekanizma për sanksionimin e tyre.

Nga Prokuroria Themelore Publike (PThP) shpjegojnë se veprojnë në rastet kur gjuha e urrejtjes përmban elemente të një vepre penale, siç është nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare ose të tjera diskriminuese, si dhe në rastet që kanë të bëjnë me dhunën në fushat e sportit.

Nga atje sqarojnë se identifikimi i autorëve dhe dokumentimi i veprave penale potenciale gjatë garave sportive është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas çka prokuroria i procedon rastet e denoncuara. Njëkohësisht Prokuroria Publike merr pjesë në organet ndërdikasteriale dhe i mbështet iniciativat që synojnë parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në kontinuitet punojnë për t’i zbuluar, parandaluar dhe sanksionuar të gjitha format e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së dhunës, diskriminimit dhe jotolerancës.

“Në rastet kur gjatë garave sportive konstatohen mesazhe ofenduese, thirrje ose veprime të tjera me elemente të gjuhës së urrejtjes, punonjësit e policisë marrin masa në përputhje me autorizimet ligjore dhe kundër autorëve ngrihen denoncime përkatëse tek autoritetet kompetente”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por deri në publikimin e tekstit nuk morëm përgjigje nga MPB dhe PThP për pyetjen shtesë që ua dërguam, për atë nëse kanë të dhëna statistikore, gjegjësisht sa është numri i personave që janë sanksionuar për gjuhë të urrejtjes në ndeshjet sportive.

Kohëve të fundit edhe federatat sportive kanë dërguar një mesazh të qartë se gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi nuk do të tolerohen. Klubi i futbollit “Shkëndija” u gjobit me një shumë prej 105.000 euro dhe u përjashtua nga Kupa e Maqedonisë për sezonin 2026/27 për thirrje nacionaliste dhe slogane me përmbajtje ofenduese në bazë kombëtare, shfaqjen e një banderole me përmbajtje naziste, për të cilën ata tashmë ishin gjobitur nga UEFA, fishkëllimin e himnit kombëtar dhe vepra të tjera penale.

KF “Vardar” u gjobit me 15.000 euro për thirrje ofenduese nga tifozët, ndërsa KF “Sileks” u gjobit me 5.000 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike.
Problemi nuk është i pranishëm vetëm në futboll.

Në hendboll Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka hapur procedura pas pretendimeve për ofendime raciste nga tribunat gjatë një ndeshjeje evropiane në Ohër midis KHQ “Ohri” dhe “Tatabanya”, e në të cilën shënjestër e ofendimeve ka qenë një hendbollist francez nga skuadra hungareze. Ky hetim konfirmon edhe një herë se gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi mbeten një sfidë për sportin edhe jashtë fushave të futbollit.

Megjithatë, përveç shembujve negativë sporti në Maqedoni ofron edhe histori që tregojnë se fushat e sportit mund të jenë një vend solidariteti, miqësie dhe respekti për diversitetin.

I tillë është rasti i fundit nga Kumanova që e emocionoi publikun. Futbollisti i ri David Dokmanoviq shënoi një gol dhe ia dedikoi atë bashkëmoshatarit të tij Agan Asani, një futbollist i ri që humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë. Me gjestin e tij Davidi dërgoi një mesazh të fortë miqësie, humanizmi dhe respekti, duke treguar se sporti ka fuqi të bashkojë edhe në momentet më të vështira.

Historia e Davidit dhe Aganit është një përkujtim se vlerat e vërteta sportive nuk kanë përkatësi kombëtare, etnike apo fetare. Pikërisht shembuj të tillë duhet të jenë frymëzim për brezat e rinj dhe përgjigja më e mirë ndaj gjuhës së urrejtjes.

CIVIL u bën thirrje tifozëve, klubeve të sportit, federatave, institucioneve, mediave dhe përdoruesve të mediave sociale që t’i kundërvihen në mënyrë aktive gjuhës së urrejtjes, racizmit, diskriminimit dhe provokimeve nacionaliste. Urrejtja nuk duhet të jetë pjesë e kulturës sportive, as në tribuna, as në fusha, as në hapësirën digjitale.

Nevojiten përpjekje të përbashkëta për të ndërtuar një atmosferë sportive të bazuar në respektimin e diversitetit, dinjitetin, lojën e ndershme dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Vetëm në këtë mënyrë sporti mund ta përmbushë rolin e tij të vërtetë – t’i bashkojë njerëzit dhe të kontribuojë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Në pritje të Kampionatit Botëror CIVIL u bën thirrje të gjithë tifozëve të sportit të bëjnë tifozeri me pasion, por pa urrejtje, t’i respektojnë kundërshtarët dhe dallimet dhe të tregojnë se sporti mund të jetë një shembull i bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit. Bota do të shikojë futboll, ndërsa ne kemi përgjegjësi të tregojmë se tifozeria dhe respekti mund të shkojnë bashkë.

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të projektit Rrjeti për diversitet 2.0 – Agjenda e re.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush eshte 10 vjecari qe kendoi ne ceremonine hapese te kupes se botes dhe la publikun pa fjale 6a2e7abbbeaa0
Lajmi i mëparshëm

Kush është 10-vjeçari që këndoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës dhe la publikun pa fjalë?

nuk ka vendim perfundimtar per marreveshjen e paqes me shba 6a2e90a8f0f11
Lajmi i radhës

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

Të fundit nga

ShkoLartë