spiropali ne mal te zi hedh tezen e shqiptarit te ri ka mision fitoren e dijes mbi injorancen te lirise mbi nenshtrimin 6a42ccb1c1215

Spiropali në Mal të Zi hedh tezën e “Shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e dijes mbi injorancën, të lirisë mbi nënshtrimin

June 29, 2026
1 minut lexim

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar në Podgoricë.

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se në Podgoricë pa diçka më të madhe se një grup të rinjsh, pa atë që ajo e quajti ‘shqiptari i ri’.

“Shqiptari i ri ka disa misione të tjera, si fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin, të punës mbi pritjen”, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Zemra mal nga energjia në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar, ku pashë diçka shumë më të madhe se një grup të rinjsh.

Ndjeva shqiptarët e rinj.

Nuk është thjesht një moshë, por një mentalitet. Ai djalë e ajo vajzë që nuk e mat veten me sa ka, por me sa di. Që nuk pyet “kë njoh”, por “çfarë mund të ndërtoj”. Shqiptari i ri është modeli që kombi ynë ka pritur me shekuj, por që vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart. E pashë tek të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, por në fakt ‘shqiptari i ri’ gjendet kudo ka shqiptarë!

Brezat para nesh luftuan për t’u çliruar e mbijetuar. Ata na dhanë gjuhën, flamurin, identitetin, dhe ne u jemi përjetësisht borxhli.

Por shqiptari i ri ka disa misione të tjera, si fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin, të punës mbi pritjen.

Ky është dhe vizioni që na bashkon, shqiptarë të një gjaku kudo që rrahin zemrat tona, në Tiranë e në Tuz, në Ulqin, Plavë, Guci, Shkup, Preshevë e në Prishtinë, në çdo skaj të botës.

Të zhvilluar, të lirë. E ardhmja i përket atyre që guxojnë.

Faleminderit Forumit Shqiptar që po e ushqen këtë frymë. Faleminderit shqiptarëve të rinj kudo janë. Ju jeni dëshmia se Kombi ynë nuk ka vetëm të kaluar të lavdishme, por edhe të ardhme që do të na bëjë krenarë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

moti javor nxehtesi e madhe pastaj stuhi bresher e freski 6a42cc4d89593
Lajmi i mëparshëm

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

hesht qetesohu 40 vjecari i verber akuzohet per vrasjen e dy punonjeseve te seksit dhe perdhunimin e nje tjetre ne britani zbardhen detajet tronditese 6a42cd129af6e
Lajmi i radhës

“Hesht, qetësohu”/ 40-vjeçari i verbër akuzohet për vrasjen e dy punonjëseve të seksit dhe përdhunimin e një tjetre në Britani, zbardhen detajet tronditëse

Të fundit nga

Pas Don Xhonit, Elijona i kthehet sërish Klodit

Gjatë ditës është publikuar një video ku ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, shihet në një veturë me reperin Don Xhoni. Videoja nxiti aludime në rrjet, por bëhet fjalë për pjesëmarrjen
ShkoLartë