spektakel i 33 ne kryeqytet 687adb40bc271

Spektakël i 3×3 në kryeqytet

July 19, 2025
1 minut lexim

Për dy ditë me radhë Sheshi “Ibrahim Rugova” do të jetë arena e basketbollit 3×3.

Në kryeqytetin e Kosovës do të organizohet FIBA 3×3 Prishtina Challenger.

Kjo garë shumë e rëndësishme ndërkombëtare organizohet nga Prishtina 3×3, në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në këtë event, që tashmë po organizohet çdo vit, do të marrin pjesë 16 skuadra nga mbarë bota.

Nga Prizreni Lite Quest Edition është kualifikuar Valencia.

Garat do të jenë nga dita e shtunë nga ora 14:00 deri në ora 23:00, derisa ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja zhvillohen të dielën nga ora 18:00, kurse ceremonia finale do të jetë nga ora 22:25.

Tri skuadrat e para do të kualifikohen në WT Lausanne më 15-16 gusht si pjesë FIBA 3×3 World Tour 2025.

Fituesi do të shpërblehet me 20 mijë euro, vendi i dytë me 15 mijë, i treti me 11 mijë, i katërti me 8 mijë dhe i pesti me 6 mijë.

Më 19 dhe 20 korrik do të ketë spektakël të basketbollit 3×3, muzikë, ngulitje atraktive, lojëra shpërblyese dhe shumë befasi për të pranishmit..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

laert haxhiu urdheroi vrasjen time balla plas bomben 687adac9645df
Lajmi i mëparshëm

“Laert Haxhiu urdhëroi vrasjen time”, Balla plas bombën

nje thike 13 euro dhe nje gabim qe i kushtoi me burg rrefimi i 18 vjecarit te denuar per tentim vrasje 687adb443fb35
Lajmi i radhës

Një thikë 13 euro dhe një gabim që i kushtoi me burg – rrëfimi i 18-vjeçarit të dënuar për tentim vrasje

Të fundit nga

ShkoLartë