Gjykata e Hagës ka shpallur Aktgjykimin e Apelit në rastin e Pjetër Shalës.
Trupi gjykues vendosi ta rrëzojë apelin e tij pjesërisht, mbi bazën se ka mospërputhje të dënimeve që i janë shqiptuar. Sipas trupit gjykues, Shalës iu dha dënim joporpocianal.
“Pasi ka shqyrtuar të gjitha aktvendimet, trupi gjykues miraton pjesërisht pikën 7, pjesërisht 12 dhe pikën 14, pikën 1 dhe 3 largon pjesërisht, rrëzon të gjitha pikat tjera të apelit të zotëri Shala”, thuhet në vendim.
“U la në fuqi dënimi me 6 vjet burgim, anulohet 18 vjet burgim në lidhje me pikën 3, dhe cakton 13 vjet burgim, po ashtu u caktua me 13 burgim për pikën 4”, thuhet tutje në vendim.
Ky vendim thuhet se duhet të zbatohet menjëherë.
Shala mbetet në paraburgimin deri në finalizimin e masave për vendin ku do të vendoset për vuajtje të dënimit.
Shala ka dorëzuar 14 pika apelimi kundër vendimit të Gjykatës Themelore, me të cilin ai u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte. Në apelimin e tij, sipas gjyqtares Michele Picard, Shala ka thënë se trupi gjykues në rastin e tij ka kryer gabime juridike dhe faktike, si dhe ka gabuar në dhënien e dënimit. Ndryshe, më 29 nëntor 2024, Pjetër Shala u urdhërua që të paguajë 208 mijë euro për viktimat si zhdëmtim.
Apeli ka rrëzuar pikën 1 të apelit të Shalës kundër Gjykatës Themelore, pikën 2, pikën 3, pikën 5, nënpikën 4 A, nënpika 4 B të apelit, pikën 6, pikën 10, miratoi pjesërisht pikën 7 dhe rrëzoi pjesën tjetër, nënpikën 8a, pikën 11, dhe miratoi pjesërisht të pikës 12 dhe kundërshtoi pjesën tjetër, rrëzoi pikën 13 dhe miratoi pjesërisht pikën 14 derisa kundërshtoi pjesën tjetër.
Burimi: botasot.info