specialja pas ankeses se iap pranimi i te dhenave nga serbia sdo te thote se jane te besueshme 6966844094e87

Specialja pas ankesës së IAP: Pranimi i të dhënave nga Serbia s’do të thotë se janë të besueshme

January 13, 2026
1 minut lexim

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, ka reaguar sot pasdite ndaj Avokatit të Popullit në Kosovës (AIP), që përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

Sipas një njoftimi, Gjykata Speciale ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit në Kosovës, që përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

“FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë. Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, thuhet në postimin e Speciales në X.

Më tej në reagimin e Gjykatës Speciale, thuhet se gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, trupi gjykues vlerëson secilën provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagimin e Gjykatës Speciale. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmuesi gjerman do te kthehet ne fushe me shpejt se sa pritej 6966833679226
Lajmi i mëparshëm

Sulmuesi gjerman do të kthehet në fushë më shpejt se sa pritej

kryeministri i grenlandes nilsen nuk duam te jemi ne pronesi te shba se zgjedhim danimarken 696684539365b
Lajmi i radhës

Kryeministri i Grenlandës, Nilsen: Nuk duam të jemi në pronësi të SHBA‑së, zgjedhim Danimarkën

Të fundit nga

ShkoLartë