spalletti i mahnitur me zhegroven planifikon sistem te ri per te 6912071597b7a

Spalletti i mahnitur me Zhegrovën, planifikon sistem të ri për të

November 10, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, duket se është gjithnjë e më shumë i mahnitur nga talenti i yllit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Sipas mediave italiane, Spalletti është impresionuar nga paraqitja e fundit e Zhegrovës, në derbin ndaj Torinos, ku futbollisti kosovar u aktivizua nga banka e rezervistëve.

Për vetëm 25 minuta lojë, Zhegrova krijoi katër raste të rrezikshme dhe ishte i papërmbajtshëm për mbrojtjen kundërshtare.

Kjo paraqitje ka bërë që trajneri i “Zonjës së Vjetër” të mendojë për një modul të ri loje, që do t’i përshtatej më shumë stilit sulmues dhe kreativitetit të Zhegrovës.

Thuhet se Spalletti po shqyrton mundësinë e kalimit në formacionin 4-3-3 ose 4-2-3-1, për t’i dhënë më shumë liri lojtarit kosovar në krahët e sulmit.

26-vjeçari, i cili këtë verë u transferua nga Lille te Juventusi, ka zhvilluar deri tani pesë ndeshje, tri në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve.

Megjithëse ende nuk është në formën e tij më të mirë fizike, Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit italian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

moren peng 27 vjecarin arrestohen dy persona 691206b5978ce
Lajmi i mëparshëm

Morën peng 27-vjeçarin, arrestohen dy persona

kidnapimi i milan vukashinoviq ne veri pse po hesht lista serbe ndaj krimit mizor 69120722cc756
Lajmi i radhës

​Kidnapimi i Milan Vukashinoviq në veri, pse po hesht Lista Serbe ndaj krimit mizor?

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë