Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, duke folur para gazetarëve nga Kryesia e Kuvendit, ka komentuar zhvillimet e fundit për masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Për këtë të fundit ai tha se zgjedh që të mos komentojë personat që janë në hetim, ndërsa i pyetur nëse Ergys Agasi ka ndërhyrë ndonjëherë Agasi në punën e tij kur ai ka qenë ministër i Brendshëm, Balla u shpreh:
“Edhe Sali Berisha bëri një konferencë për shtyp gjatë verës, më tha djali se ai ndjek rrjetet sociale Unë s’para e ndjek dhe unë nuk komentoj as Sali Berishën, as personat, më së shumti personat që kanë probleme me drejtësinë. Edhe Berisha, edhe Agasi kanë probleme me drejtësinë”, tha ai.
Në lidhje me mesazhet për “fikjen e radarëve”, Balla e ka cilësuar si lajm të rremë.
“Më thanë që ky ishte lajm fake, por prapë i qëndroj parimit që nuk komentoj dosjet. Drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj dosjeje”, u shpreh Balla.
Kreu i grupit të PS u ndal edhe te ajo që e quan rrjedhe informacioni nga SPAK, për të cilën kërkoi që të nisin hetimet.
“Kam besim që SPAK do hetojë edhe këtë dimension jo të mirë të rrjedhjeve të informacioneve”, tha ai.
Burimi: botasot.info


