spak i dorezon zyrtarisht berishes urdher thirrjen per 21 janarin 691b0f35f3d3f

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

November 17, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”. Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje, dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkuptoi dijeninë e tij për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t’u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh “Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët”.

“Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di… Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim…”, tha Berisha pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë.

Ai shtoi gjithashtu se e ka konsideruar “21 Janarin” vrasje shtetërore para se këtë ta bënte Gjykata e Strasburgut. “A mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore? Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë? Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë. Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore”, shtoi ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzohet per krime ndaj njerezimit pasi shtypi protestat kunder qeverise se saj me dhune gjykata denon me vdekje ish kryeministren e bangladeshit 691b0c264f2ad
Lajmi i mëparshëm

Akuzohet për krime ndaj njerëzimit pasi shtypi protestat kundër qeverisë së saj me dhunë, gjykata dënon me vdekje ish-kryeministren e Bangladeshit

jennifer lopez shkelqen me siluete perfekte ne governors awards 2024 691b12769f726
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez shkëlqen me siluetë perfekte në Governors Awards 2024

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë