spak dorezohet pas 500 ditesh lejon avokatet nderkombetare te takojne veliajn 6a560699392de

SPAK “dorëzohet” pas 500 ditësh, lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

July 14, 2026
1 minut lexim

Prokurorët e SPAK kanë vendosur, pas 500 ditësh, të lejojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të takojnë kryebashkiakun e Tiranës.

Mësohet se vendimi është marrë para disa ditësh, pavarësisht faktit se nuk ka ndryshuar asnjë shkak nga arsyet për të cilat vetë prokurorët e SPAK-ut i kishin refuzuar disa herë kërkesat për takim të mbrojtjes ndërkombëtare me Veliajn.

Më herët, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë takim me të, për të dokumentuar çdo shkelje të bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në çështjen e tij hetimore dhe për ta çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Nuk dihet pse pas 500 ditësh SPAK ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të lejojë takimin mes avokatëve dhe Veliajt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoxhaj kosova rrezikon te mbetet e fundit ne rrugen drejt be se 6a560617a8550
Lajmi i mëparshëm

​Hoxhaj: Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rrugën drejt BE-së

salmonela alarmon greqine 17 te shtruar ne lamia autoritetet japin alarmin mos hani pula 2 3 dite 6a5606f0aa848
Lajmi i radhës

Salmonela alarmon Greqinë, 17 të shtruar në Lamia! Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë!

Të fundit nga

ShkoLartë