sot zhvillohet provimi i matures shteterore per afatin e gushtit jane paraqitur 1 118

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

August 12, 2025
1 minut lexim

Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në qershor do të japin sot provimin e parë të detyrueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Më 14 gusht (e enjte), do të jepet provimi i dytë ekstern i provimit të maturës shtetërore në sesionin e provimeve të gushtit.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Testin e gjuhës amtare do ta japin sot: 352 – gjuhë maqedonase, 225 – gjuhë shqipe dhe nëntë kandidatë – gjuhë turke.

Për të enjten janë regjistruar: për gjuhën angleze – 779, një nxënës do të japë gjuhën frënge, dy – gjuhë gjermane, 27 – matematikë dhe një maturant është regjistruar për të dhënë provimin e estetikës.

265 gjimnazist do ta japin provimin, 835 – nga arsimi i mesëm profesional dhe 18 maturantë nga arsimi i mesëm artistik. Kandidatët do t’i japin provimet në semestrin e gushtit në mjediset e fakultetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkoi ndeshkimin e izraelit deputetja perjashtohet nga parlamenti i zelandes se re 689b12e9e96f9
Lajmi i mëparshëm

Kërkoi ndëshkimin e Izraelit/Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re

kodra furnizimi ma barna esenciale ka probleme
Lajmi i radhës

Kodra: Furnizimi ma barna esenciale ka probleme zinxhirore

Të fundit nga

Rikthim i bujshëm nga Rei Manaj?

Rei Manaj nuk do të kthehet te Sivaspori. Menaxhmenti i klubit turk e ka konfirmuar këtë fakt. “Nuk kemi pasur diskutime. Lajmet dhe thashethemet që janë përhapur nuk kanë baza. Manaj nuk
ShkoLartë