sot vihet gurthemeli i qendres nacionale te xhudos ne peje 69ba50e3cbca2

Sot vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

March 18, 2026
1 minut lexim

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 09:00, do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

“Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve tanë, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare”, thekson Federata e Xhudos.

Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kësaj qendre do të jenë kryeministri Albin Kurti, ministri për Rini dhe Sport,  Blerim Gashani dhe përfaqësues tjerë institucional dhe sportistë.

Rikujtojmë se programi “Kosova, shtet i xhudos”, i mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, vazhdon të përforcojë zhvillimin e xhudos në vend dhe të sigurojë mundësi për gjeneratat e reja të sportistëve, që të përsërisin sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit e xhudisteve tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rikthehet zinxhiri i shpetimit cilet jane kater banoret qe i bashkohen rogertit ne televotim 69ba4a563ae12
Lajmi i mëparshëm

Rikthehet zinxhiri i shpëtimit, cilët janë katër banorët që i bashkohen Rogertit në televotim

77 vjet nga publikimi i planit per nato n 69ba51976572f
Lajmi i radhës

​77 vjet nga publikimi i planit për NATO-n

Të fundit nga

Mexhiti: Çairi po përgatitet për Bajram

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i ka shoqëruar ekipet e Higjienës Komunale të cilët po kujdesen që gjatë ditës së Bajramit komuna të jetë e pastër. “Çdo ditë angazhohemi për
ShkoLartë