sot vendoset per drejtimin e ffk se agim ademi drejt nje mandati te ri 698442c64e1bd

​Sot vendoset për drejtimin e FFK-së, Agim Ademi drejt një mandati të ri

February 5, 2026
1 minut lexim

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet sot (e enjte) në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, në Hotel Emerald. Sipas burimeve të KosovaPress, ngjarja nuk është e hapur për media, por do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të FFK-së.

Ky kuvend zhvillohet pas shqetësimeve të ngritura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lidhur me standardet demokratike të procesit të kandidimit për president të FFK-së. MKRS ka theksuar se kërkesa për 15 nënshkrime mbështetëse për kandidaturë mund të kufizojë konkurrencën dhe hapësirën për garë të barabartë.

Ndërkohë, UEFA ka konfirmuar pranimin e letrës së MKRS-së, duke nënvizuar se çdo komunikim zyrtar duhet të zhvillohet përmes Federatës së Futbollit të Kosovës. Në përgjigjen e saj është përfshirë edhe letra e përbashkët e FIFA-s dhe UEFA-s, e cila konfirmon harmonizimin e statutit të FFK-së, ndërsa është theksuar se çdo diskutim i mëtejmë mund të bëhet vetëm pas mbajtjes së kuvendit. Burime nga MKRS kanë bërë të ditur se vetë kuvendi mund të zhvillohet në mënyrë legjitime dhe se nuk ekzistojnë pengesa për vazhdimin e tij.

Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm në këtë kuvend zgjedhor, me synimin për të fituar edhe një mandat tjetër katërvjeçar në krye të federatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

megan barton hanson shkelqen me foto te reja ndersa tregon stilin e saj 69843c36d3ba5
Lajmi i mëparshëm

Megan Barton-Hanson shkëlqen me foto të reja ndërsa tregon stilin e saj

pengesat kyc per marreveshjen shba iran qe synon shmangien e luftes 698443cf8f4b4
Lajmi i radhës

Pengesat kyç për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien e luftës

Të fundit nga

ShkoLartë