sot temperatura deri ne 35c nga e shtuna renie e temperaturave 6aa3d2e0ce0f9

Sot temperatura deri në 35°C, nga e shtuna rënie e temperaturave

September 11, 2026
1 minut lexim

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, mbi 15 l/m², të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 40 km/h. Nga e shtuna temperaturat ditore do të shënojnë rënie.

Më pas, deri në mes të javës së ardhshme, pritet mot relativisht stabil dhe më i freskët.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

motra e dolly parton thote se motra e saj ishte e qete para vdekjes se saj gjithmone mund ta kuptoja 6aa3d03c58ee8
Lajmi i mëparshëm

Motra e Dolly Parton thotë se motra e saj ishte e qetë para vdekjes së saj: Gjithmonë mund ta kuptoja

aki ndez motoret ne bervenice jusuf shaini merr komanden arkin jahiji futet ne garen per kryetar 6aa3d4308ce80
Lajmi i radhës

AKI ndez motorët në Bërvenicë: Jusuf Shaini merr komandën, Arkin Jahiji futet në garën për kryetar

Të fundit nga

ShkoLartë