sot regjim i posacem i komunikacionit ne shkup 69ad4bf7e6778

Sot regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

March 8, 2026
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se sot për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit edhe atë duke filluar nga ora 12:00.

Njoftimi i plotë nga MPB

Më 08.03.2026 (e diel) duke filluar nga ora 12:00, për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, i cili do të vijojë me itinerarin e lëvizjes nga përpara Parkut – Gruaja Luftëtare në rr. “11 Tetori”, duke vazhduar përgjatë rrugës “Dimitrija Çupovski”, djathtas përgjatë rrugës “Dame Gruev”, duke vazhduar përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden”, djathtas përgjatë bul. “Kliment Ohridski”, majtas përgjatë rrugës “Risto Shishkov”, djathtas përgjatë rrugës “Bllagoja Straçkov”, djathtas përgjatë rrugës “Jordan Haxhi Konstatinov-Xhinot” dhe duke përfunduar te parku dhe pllaka përkujtimore në nder të ,,Vera Jociq”, Njësiti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm të trafikut.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, me qëllim mbarëvajtjen e pandërprerë dhe të sigurt të trafikut.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 20260308 WA0004
Lajmi i mëparshëm

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Barazia gjinore nuk është slogan, 8 Marsi duhet të zgjojë ndërgjegjen e shoqërisë

sot fillon evakuimi i shtetasve te maqedonise nga lindja e mesme 69ad520fedd68
Lajmi i radhës

Sot fillon evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Të fundit nga

Seferi shkëlqen te Bodrumspor

Taulant Seferi luajti një ndeshje në nivel të lartë për Bodrumsporin në Ligën e Parë turke (kategoria e dytë), megjithëse skuadra e tij u mund 4-3 nga Erokspor në javën e 29-të.
ShkoLartë