sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes ne procesin ndaj ish krereve te uck se 6992c4f30518b

Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

February 16, 2026
min lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot vazhdon seanca e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka sot edhe një orë e gjysmë kohë për të përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, të cilën e ka nisur të premten.

Aiden Ellis, i cili përfaqëson Jakup Krasniqin, ka thënë të premten se, sipas provave, nuk është vërtetuar që klienti i tij të ketë pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat.

Sipas mbrojtjes, në dosjen e Prokurorisë thuhet se Krasniqi ka pasur përgjegjësi parësore për komunikatat dhe se ishte hartues e redaktor i tyre.

“Nuk është vërtetuar asnjëherë që z. Krasniqi e ka pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat. Unë do të përfundoj duke thënë se paragrafi 554 i dosjes së Prokurorisë është një shembull i qartë i mënyrave se si ka dështuar Prokuroria”, tha Ellis.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se Jakup Krasniqi duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ajo theksoi në fjalën e saj se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë prej 1.926 ditësh.

“Parashtrojmë se ekziston vetëm një opsion: që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit, do t’i bëjmë thirrje gjykatës së nderuar që ta shpallë të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejojë këtë zotëri 75-vjeçar të kthehet pranë familjes së tij dhe t’i kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen”, tha ajo.

Avokatja Alagendra deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në spekulime dhe pretendime të pambështetura në akuzat ndaj Krasniqit. Sipas saj, nuk ka asnjë dëshmitar që pretendon se Krasniqi ka keqtrajtuar ndokënd.

Mbrojtja e Krasniqit e akuzoi Prokurorinë se ka përzgjedhur dokumente dhe pjesë të dëshmive të dëshmitarëve sipas interesave të saj, duke shtuar se ka injoruar pjesët e dëshmive që nuk i përshtaten ZPS-së.

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi më 9 shkurt 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, kur kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik prej 45 vjetësh burgim për secilin nga katër të akuzuarit.

Po më 10 shkurt u dha fjala për mbrojtjen, ndërsa më 11 shkurt 2026 fjalën përfundimtare e dha mbrojtja e Hashim Thaçit dhe filloi ajo e Kadri Veselit, e cila vazhdoi edhe më 12 shkurt. Pas përfundimit të saj, filloi mbrojtja e Rexhep Selimit.

Të gjithë kërkuan që ish-krerët e UÇK-së të lirohen të pafajshëm, duke thënë se prokuroria nuk e ka argumentuar të kundërtën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kushte te paqendrueshme dhe reshje konstante shiu parashikimi i motit per kete te hene 6992c4d5ac3f5
Lajmi i mëparshëm

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje konstante shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë

IVAN STOILKOVIQ 2
Lajmi i radhës

Stoilkoviq me mesazh urimi për Serbinë, thekson bashkëpunimin vëllazëror

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin
ShkoLartë