sot mbahet takimi i lidereve ne maqedoni 6967575243a60

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedoni

January 14, 2026
1 minut lexim

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e partive parlamentare që kanë grupe parlamentare në Kuvend.

Siç është paralajmëruar, në takim do të diskutohen ligjet reformuese në fushën e gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësia e shfuqizimit të qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit.

Nga partitë opozitare, krerët e “Të Majtës” dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti, konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, refuzoi ftesën për një takim të liderëve.

Filipçe në një konferencë për shtyp më 8 janar deklaroi se nuk pranon bisedime për shfuqizimin e qeverisë teknike, duke akuzuar Kryeministrin se kërkon “alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”.

Sipas tij, qeveria teknike duhet të mbetet si garanci për zgjedhje të drejta dhe një mekanizëm për parandalimin e abuzimit me institucionet. Lidhur me ligjet reformuese, Filipçe theksoi se debati duhet të zhvillohet në Kuvend, ku LSDM do të mbështesë të gjitha zgjidhjet cilësore. Ai shtoi se partia do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare nëse ato shpallen.

Në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Bilall Kasami nga VLEN, Maksim Dimitrievski nga ZNAM.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

motivimi nuk eshte dicka qe te vjen rastesisht por eshte nje shprehi qe ndertohet dite pas dite 696751319a0e5
Lajmi i mëparshëm

Motivimi nuk është diçka që “të vjen” rastësisht, por është një shprehi që ndërtohet ditë pas dite

arben ahmetaj bashkepunetor i fshehte i spak romeo kara paralajmeron zhvillime te forta ja cfare pritet te ndodhe 696763d5745d6
Lajmi i radhës

Arben Ahmetaj bashkëpunëtor i fshehtë i SPAK? Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta, ja çfarë pritet të ndodhë

Të fundit nga

ShkoLartë