sot krimi nuk ka me frike nga shteti ervin salianji reagon pas ekzekutimit ne elbasan kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetim 692cba238981c

“Sot krimi nuk ka më frikë nga shteti”/ Ervin Salianji reagon pas ekzekutimit në Elbasan: Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetim

November 30, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas vrasjes së sotme në Elbasan duke e cilësuar këtë si një tregues i degradimin të rendit dhe sigurisë publike.

Me anë të një postimi në Facebook, ai deklaroi se sipas tij, nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë, kryhen ku të duan, si të duan dhe kur të duan.

“Vrasja e sotme në Elbasan, pas një serie ngjarjesh kriminale në gjithë Shqipërinë, tregon qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike. Nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë, kryhen ku të duan, si të duan dhe kur të duan!

Qeveria që i ka dhënë hov, mbështetje dhe pushtet politik bandave dhe krimit të organizuar. Ka ulur në minimum autoritetin e shtetit dhe respektin për ligjin. Sot, krimi nuk ka më frikë nga shteti, përkundrazi, qytetarët nuk e kuptojnë dot më ku mbaron shteti dhe ku fillon mafia, për shkak të bashkëpunimit politik dhe të favoreve të ndërsjella që marrin grupet kriminale.

Shqipëria është lënë në dorë të bandave, ndërsa qeveria merret me propagandë, fasada dhe luks. Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetime, nuk mbulohet me fjalë, por kërkon reagim dhe ndryshim të menjëhershëm politik, për t’i rikthyer qytetarëve sigurinë dhe shtetit autoritetin”, shkruan Salianji.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aak garon e vetme ne zgjedhjet e 28 dhjetorit 692cb98645897
Lajmi i mëparshëm

AAK garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit

rrufeja ne mars cfare do te thote kjo per shkencen 692cba4eaa58d
Lajmi i radhës

Rrufeja në Mars, çfarë do të thotë kjo për shkencën?

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë