sot dite historike per futbollin shqiptar 68c27c9689077

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

September 11, 2025
1 minut lexim

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Të mërkuren, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s për këtë vend.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave evropiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e priti mbi peme sa te mbaronte dasma i penduari dumani me ishin mpire kembet objektivi mu afrua 68c27c37f09a3
Lajmi i mëparshëm

E priti mbi pemë sa të mbaronte dasma, i penduari Dumani: Më ishin mpirë këmbët, objektivi mu afrua…

lista serbe po e shuan kosoven opozita i jep krah halil geci me reagim te ashper 68c27ca350282
Lajmi i radhës

“Lista Serbe po e shuan Kosovën, opozita i jep krah” – Halil Geci me reagim të ashpër

Të fundit nga

ShkoLartë