sot dita e te mbijetuarve te dhunes seksuale te luftes se kosoves 69ddd0f63f1bd

Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës

April 14, 2026
1 minut lexim

Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e kësaj dite, këtë të martë më 14 prill 2024, U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bën homazhe tek Memoriali “Heroinat”. Kurse QKRMT mban Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”. Marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla/

Në shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në ora 17:00, mban seancë solemne.

Qeveria e Kosovës, 14 prillin e ka caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qoku ajo qe ndodhi me magyarin ne hungari ne maqedoni ndodhi ne 2024 69dd6a731d993
Lajmi i mëparshëm

Qoku: Ajo që ndodhi me Magyarin në Hungari, në Maqedoni ndodhi në 2024…

reshje te dobeta shiu por temperatura te larta njihuni me parashikimin e motit per sot 69ddd1e7bac86
Lajmi i radhës

Reshje të dobëta shiu, por temperatura të larta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Të fundit nga

Mexhiti: BDI mërzitet për Gruevskin

“Më tepër është çështje që mërziten ata që i kanë ndihmuar për të ikur Gruevski prej Maqedonie në Hungari. Tash prapë ata le t’ia mbajnë gajlen se çfarë do të bëjnë me
ShkoLartë