reshje te dobeta shiu por temperatura te larta njihuni me parashikimin e motit per sot 69ddd1e7bac86

Reshje të dobëta shiu, por temperatura të larta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

April 14, 2026
1 minut lexim

Kjo e martë, 14 prill 2026, do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në vend, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet priten të nisin gjatë orëve të pasdites dhe do të përfshijnë të gjitha qarqet, por me intensitet të ulët, pa krijuar problematika të theksuara.

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten në vlera tipike pranverore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 26°C në mesditë. Ndërkohë, në zonat malore, temperaturat minimale parashikohen rreth 7°C, ndërsa maksimalet deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sot dita e te mbijetuarve te dhunes seksuale te luftes se kosoves 69ddd0f63f1bd
Lajmi i mëparshëm

Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës

nuk punoj nga mengjesi deri ne darke fermeret perplasen per punet 69ddd37aece9a
Lajmi i radhës

“Nuk punoj nga mëngjesi deri në darkë”, fermerët përplasen për punët

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë