sot 1 vit nga arrestimi i veliajt avokatet mbrojtes kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor po perballet me persekutim politik 698b141532c1a

Sot 1 vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor, po përballet me persekutim politik!

February 10, 2026
1 minut lexim

Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas mbrojtjes dhe përfaqësuesve të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya gjatë 365 ditëve të fundit paraburgimi i tij është përdorur në mënyrë të tepruar, pavarësisht se, sipas tyre, nuk ka prova që ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë hetimet apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në reagimet publike theksohet se nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Veliaj është mbajtur i ndaluar pa u njohur zyrtarisht me akuzat për të cilat mbahej në paraburgim. Në shtator, ndalimi i tij u përdor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si bazë për një përpjekje për shkarkimin e tij nga detyra, veprim që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Vetëm muajin e kaluar, sipas mbrojtjes, Kryebashkiakut Veliaj iu mohua qasja e plotë në mbi 60 mijë faqe materiale hetimore, të cilat konsiderohen të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes në procesin gjyqësor. Po ashtu, SPAK ka argumentuar vazhdimin e paraburgimit me faktin se Veliaj ka kërkuar këshillim ligjor në Shtetet e Bashkuara, një arsyetim që mbrojtja e ka cilësuar si shkelje të së drejtës për mbrojtje ligjore.

Daniel J. Fetterman, partner në firmën ligjore Kasowitz dhe një nga këshilltarët ndërkombëtarë të Kryebashkiakut, është shprehur se çështja përbën një “persekutim politik” dhe se trajtimi i Veliajt “bie nën standardet amerikane dhe europiane të procesit të rregullt ligjor”.

Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi përpjekjen për largimin e Veliajt nga detyra, duke konfirmuar mandatin e tij si Kryetar Bashkie deri në vitin 2027. Ndërkohë, Avokati i Popullit publikoi në dhjetor një raport ku konstatoi se disa masa sigurie lidhur me trajtimin mjekësor të Veliajt në paraburgim ishin të paarsyeshme dhe cenonin privatësinë e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shtetet evropiane pergatiten te ndalojne mediat sociale per te miturit 698b134cd1cff
Lajmi i mëparshëm

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

kryeprokurorja kerkojme qe te akuzuarit te japin llogari dhe tiu shqiptohet denimi i duhur 698b14348a6d7
Lajmi i radhës

Kryeprokurorja: Kërkojmë që të akuzuarit të japin llogari dhe t’iu shqiptohet dënimi i duhur

Të fundit nga

Fitore e madhe e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Të martën paradite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, vajzat tona e mposhtën Bullgarinë
ShkoLartë