sonte ndeshja kosove slloveni 68e89bf5c3cbf

Sonte ndeshja Kosovë-Slloveni

October 10, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dardanët dhe Sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, duel ky që premton një ndeshje të forte pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Përzgjedhësi i kombëtares sonë, Franco Foda, ka thënë se përballja me Slloveninë do të jetë një ndeshje e fort, por ai beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë tri pikët.

“Sllovenia është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda.

“Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer,” ka thekuar Foda.

Ndërkaq, përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, thotë se pret një ndeshje të fortë fizike dhe me shumë duele, duke theksuar se ekipi i tij duhet të tregojë përqendrim maksimal për të shmangur surprizat.

“Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt”, ka thënë Kek.

Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dite me diell e vranesira parashikimi i motit per sot ne shqiperi 68e89b95263f9
Lajmi i mëparshëm

Ditë me diell e vranësira, parashikimi i motit për sot në Shqipëri!

si u organizua vrasja e trockit qe jetonte ekzilin ne meksike dhe mbajtja sekret e emrit te atentatorit edhe mbi pllaken e varrit ne moske pasi vuajti 20 vite burg 68e89c084f0b4
Lajmi i radhës

Si u organizua vrasja e Trockit që jetonte ekzilin në Meksikë dhe mbajtja sekret e emrit të atentatorit edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, pasi vuajti 20 vite burg

Të fundit nga

ShkoLartë