sonte mesohen kater skuadrat qe vazhdojne rrugetimin ne ligen e kampioneve nga playoff i 699d4f506fff6

​Sonte mësohen katër skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve nga playoff-i

February 24, 2026
1 minut lexim

Gara më prestigjose evropiane në nivel klubesh në futboll, Liga e Kampionëve, do të sjellë sonte katër ndeshje spektakolare nga faza e playoff-it, ku edhe do ta dalin katër skuadrat që do të vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.

Neurazzurët e presin në shtëpi sonte ekipin që po bën “kërdi” në Ligën e Kampionëve. Bodo Glimt e deklasoi Interin në ndeshjën e parë me rezultat 3-1 të vlefshme për play off të këtij kompeticioni.

Skuadra e Chivu-s synon të bëj remuntadën e famshme pasi që rezultati është diferencë prej dy golash.

E sfidë tjetër interesante do të jetë ajo që në javën e kaluar mbeti 3-3, Club Brugge e Atletico Madrid e cila nis nga ora 18:45, ku edhe sonte pritet të jetë dramë e vërtetë mes skuadrës së Simeones dhe asaj të Lekos.

Dy përballje të tjera janë Bayer Leverkusen dhe Olympiacos Pireaus e cila përfundoi 2-0 në favor të gjermanve dhe ajo mes Neëcastle e Qarabag e cila tashmë është pothuajse e përfunduar ngase “sorrat” e mposhtën me rezultat të thellë skuadrën nga Azerbaxhani, 6-1.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kris jenner ngre akuza te reja kunder ish te dashurit te kim kardashian 699d48b959e5c
Lajmi i mëparshëm

Kris Jenner ngre akuza të reja kundër ish-të dashurit të Kim Kardashian

ursula von der leyen ne kiev per here te 10 te qe nga fillimi i luftes nuk do te terhiqemi 699d50135fe34
Lajmi i radhës

Ursula von der Leyen në Kiev për herë të 10-të që nga fillimi i luftës: Nuk do të tërhiqemi

Të fundit nga

ShkoLartë