sonda tianwen 2 dergon pamje te tokes dhe henes 68643a58b94a4

Sonda “Tianwen-2” dërgon pamje të Tokës dhe Hënës

July 1, 2025
1 minut lexim

Sonda kineze e asteroidëve “Tianwen-2” ka marrë pamje të Tokës dhe Hënës, të cilat Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) i publikoi të martën.

Sipas CNSA-së, sensori i lundrimit me fushë të ngushtë shikimi në këtë sondë ka kapur kohët e fundit imazhe të Tokës dhe Hënës, duke treguar një funksionim të mirë.
Imazhet e publikuara përfshijnë një fotografi të Tokës të marrë nga “Tianwen-2” kur ishte përafërsisht 590 mijë kilometra larg planetit, si edhe një fotografi të re të Hënës të bërë kur sonda ishte rreth së njëjtës largësi nga Hëna. Pasi pamjet u dërguan në Tokë, ato u përpunuan dhe u prodhuan nga kërkuesit shkencorë.

Deri të martën në mëngjes, sonda “Tianwen-2” ka funksionuar pa probleme në orbitë për më shumë se 33 ditë, duke arritur një largësi prej më shumë se 12 milionë kilometrash nga Toka, bëri të ditur CNSA-ja.
Kina e nisi misionin e vet të parë të marrjes së mostrave nga një asteroid, “Tianwen-2”, më 29 maj, në përpjekje për të hedhur dritë mbi formimin dhe evolucionin e asteroidëve dhe sistemit diellor të hershëm.

Misioni “Tianwen-2” synon të arrijë qëllime të shumta gjatë një ekspedite dhjetëvjeçare: mbledhjen e mostrave nga asteroidi afër Tokës “2016HO3” dhe eksplorimin e kometës së brezit kryesor “311P”, që është më larg se Marsi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deklaratat e trump per serbine dhe kosoven ish ambasadori beogradi do te perballet me sfida te veshtira 6864396bd6536
Lajmi i mëparshëm

Deklaratat e Trump për Serbinë dhe Kosovën, ish-ambasadori: Beogradi do të përballet me sfida të vështira

a do ta zbuloje dalai lama trashegimtarin e tij kur te mbushe 90 vjec 68643a94c6abb
Lajmi i radhës

A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?

Të fundit nga

ShkoLartë