Skiatorja italiane Sofia Goggia është fituese e Globit të vogël të kristaltë në disiplinën e supersllallomit të madh.
Ajo sot shënoi fitore të madhe me kohë të kaluar për 1:29.23 minuta në garën e supersllallomit të madh që u mbajt në Lillehammer të Norvegjisë, me kohën më të shpejt për 32 qindtat se Corinne Suter e Zvicrës.
Kira Weidle e Gjermanisë zuri vendin e tretë me kohën më të dobët për 60 qindtat se fituesja e garës.
Emocione kishte te skiatorja sllovene Ilka Shtuhec e cila bëri garën e saj të fundit në Kupën e Botës në supersllallom të madh. 35-vjeçarja e mbylli karrierën e saj dhe sot përfundoi në vend të 17-të.
Renditja e përgjithshme në supersllallom të madh
1. Sofia Goggia (Italia) 549 pikë
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) 386
3. Emma Aicher (Gjermania) 354
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:29.23
2. Corinne Suter (Zvicra) +0.32
3. Kira Weidle (Gjermania) +0.60
4. Emma Aicher (Gjermania) +0.61
5. Cornelia Hütter (Austria) +0.84
6. Ester Ledecka (Çekia) +1.12
7. Ariane Radler (Austria) +1.19
8. Elena Curtoni (Italia) +1.38
9. Malorie Blanc (Zvicra) +1.45
10. Keely Cashman (SHBA) +1.55
Burimi: botasot.info


