snopce mpb ja e demantoi vlen in leternjoftimi smund te perdoret per identifikimin e perkatesise nacionale 6a426156678c3

Snopçe: MPB-ja e demantoi VLEN-in: Letërnjoftimi s’mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë nacionale

June 29, 2026
1 minut lexim
snopce 750x430 1

Deputeti i ASh-se Halil Sopçe i ka reaguar deputetëve të VLEN-it, të cilët, sipas tij, “tentonin të arsyetonin se në letërnjoftim ekzistojnë numra dhe shkronja, që e përcaktojnë përkatësinë nacionale”. Ja reagimi i deputetit ne facebook:

“Letërnjoftimi nuk mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë nacionale të qytetarit gjatë shpalljeve publike, sepse vetë Ministria e Punëve të Brendshme e demantoi pretendimin e deputetëve të VLEN-it, të cilët tentonin të arsyetonin se në letërnjoftim ekzistojnë numra dhe shkronja që e përcaktojnë përkatësinë nacionale. Pas demantit të Ministrisë, ky pretendim bie plotësisht në ujë.
Përkundër kësaj, deputetët e VLEN-it vazhdojnë të duken qesharakë duke u përpjekur të arsyetojnë diçka që nuk mund të arsyetohet. Aq më tepër kur vetë propozuesi i ligjit nuk merr mundimin të japë asnjë shpjegim, por ua lë deputetëve të tij të mbulojnë atë që nuk mund të mbulohet.
Ai që ka detyrimin të japë sqarime, të arsyetojë pse amendamentet tona nuk duhet të pranohen, të tregojë se në cilën dispozitë të ligjit është paraparë ajo që ne e kërkojmë me amendamentet tona dhe, për rrjedhojë, pse ato refuzohen, është zëvendëskryeministri Bekim Sali.
Gjatë katër ditëve të debatit për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, z. Bekim Sali ka përsëritur vetëm një togfjalësh: “Amendamenti nuk pranohet.” Asnjë sqarim. Asnjë argument. Asnjë arsyetim. Asgjë.”, ka shkruar deputeti i ASh-se Halil Snopçe ne facebook.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

georgina rodriguez mahnit me bikini te zi gjate pushimeve ne miami 6a425d5d865b9
Lajmi i mëparshëm

Georgina Rodriguez mahnit me bikini të zi gjatë pushimeve në Miami

pese te vrare me arme zjarri ne gjermani policia arreston autorin 6a427345d35d0
Lajmi i radhës

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

Të fundit nga

ShkoLartë