pese te vrare me arme zjarri ne gjermani policia arreston autorin 6a427345d35d0

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

June 29, 2026
1 minut lexim

Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me ngjarjen.



Sipas autoriteteve gjermane, motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi në një qendër rinore në qendër të Stade, një qytet me afro 50 mijë banorë, i vendosur në perëndim të Hamburgut.

Disa media kanë raportuar se mund të ketë pasur më shumë se një autor të përfshirë në sulm, por policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

snopce mpb ja e demantoi vlen in leternjoftimi smund te perdoret per identifikimin e perkatesise nacionale 6a426156678c3
Lajmi i mëparshëm

Snopçe: MPB-ja e demantoi VLEN-in: Letërnjoftimi s’mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë nacionale

haziri jemi pjese aktive e ndertimit te institucioneve 6a4277d2585e9
Lajmi i radhës

Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Të fundit nga

ShkoLartë