sms mashtruese ne emer te mpb se qytetaret paralajmerohen te mos hapin lidhjet e dyshimta 6a05d73b8fed7

SMS mashtruese në emër të MPB-së, qytetarët paralajmërohen të mos hapin lidhjet e dyshimta

May 14, 2026
1 minut lexim

SMS porositë që së fundmi po shqetësojnë qytetarët e që bëhet fjalë për instrument mashtrimi online, kanë të bëjnë me gjoja shkelje në trafik dhe gjoba të papaguara. Në mesazhet që u dërgohen qytetarëve në emër të MPB-së thuhet se automjeti i tyre ka shkelur rregullat në trafik me çka duhet paguar gjobë. Sipas MPB-së, mashtrimi realizohet duke i orientuar qytetarët në një faqe të rreme që ngjan me atë të institucionit, ku kërkohet të shkruhen të dhëna personale dhe të dhëna të kartelës bankare.
“Ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e shpeshtuar, ku persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë përdoruesve të vendit tonë mesazhe për një kundërvajtje të supozuar në trafik dhe kërkojnë pagesë me kartelë bankare përmes një ueb-faqeje të rreme http://mvr.govmk.cam/mk. Mashtrimi realizohet në atë mënyrë që, pasi personat të klikojnë në lidhjen e lënë në mesazh, ajo i dërgon në një ueb-faqe të rreme të MPB-së, ku kërkohet të shkruhet targa e automjetit të tyre, e më pas hapet një dritare e re ku paraqitet një kundërvajtje e regjistruar dhe kërkohet pagesa prej 1500 denarësh për të” thonë nga MPB.

Në porosi paralajmërohen pasoja si “gjobë e dyfishtë”, “bllokim i llogarisë bankare dhe konfiskim i pagës”, si dhe “ndalim i vazhdimit të patentë shoferit për 6 muaj”. Mesazhi përmban edhe një afat të shkurtër për pagesë dhe një lidhje interneti ku qytetarëve u kërkohet të hyjnë për të parë gjoja fotografi dhe dokumente zyrtare.

MPB apelon që qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare me dërgues të panjohur./Alsat.mk.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas trump putin do te vizitoje kinen 6a05ce4b87dbf
Lajmi i mëparshëm

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

rikonstruimi i qeverise pritet nga mesi i qershorit 6a05d86ecdab8
Lajmi i radhës

Rikonstruimi i qeverisë pritet nga mesi i qershorit

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë