smart city rama projekti nuk ndalet me do te shtrihet ne te gjithe territorin 6a58e1d01845d

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

July 16, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në vend po ngrihet në një nivel tjetër falë teknologjisë së re të monitorimit në kohë reale.

Rama theksoi se sistemi i ri mundëson identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve në kohë reale, duke sinjalizuar menjëherë qendrën e monitorimit. Ai shtoi gjithashtu se projekti do të shtrihet gradualisht në të gjithë territorin e vendit.

“Të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkolla duhet të ndihen mirë. Çdo gjë kërkon kohën e vet. Nuk ka projekt që nuk has pengesa, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe nuk do të ndalemi me shtrirjen e tij në të gjithë territorin.

Përpjekjet e shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike janë të vazhdueshme.

Projekti është ndërtuar në mënyrë që sistemi të informojë në kohë reale për rrezikun, jo vetëm të ruajë informacionin pasi ngjarja ka ndodhur. Nëse një thikë del nga xhepi në cilindo vend, jo vetëm në shkolla, sistemi jep menjëherë informacion në qendrën e monitorimit”, tha ai, raporton euronews.al

Rama tutje tha se nëse një person fshihet gjatë procesit të kërkimit, sistemi e bën të mundur që policia të dijë se nga drejtohet.

“Nuk mund të ndodhë më ndryshe, sepse sistemi e identifikon makinën përpara se ajo të ndalet dhe informon se ku ndodhet.

Po kështu, historia e dhimbshme e ndalimit të automjeteve në rrugë për kontrolle dhe më pas përplasjet mes policisë dhe drejtuesve të automjeteve nuk do të ndodhë më, sepse sistemi informon qendrën sapo një makinë që nuk ka paguar detyrimet del nga parkimi dhe futet në rrugë, duke sinjalizuar se automjeti ndodhet në qarkullim.

Tani po punohet edhe me një element tjetër, kamerat e trupit, të cilat do të bëjnë që raporti etik mes punonjësit të policisë dhe qytetarit të adresohet në mënyrë sistematike. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhin më incidente, por niveli i parandalimit do të rritet në mënyrë eksponenciale dhe rreziqet do të ulen”, u shpreh Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy jave pasi irlanda mori presidencen e keshillit te be se kurti pret ambasadorin almqvist dhe kerkon statusin e vendit kandidat 6a58e1542d9c2
Lajmi i mëparshëm

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të BE-së, Kurti pret ambasadorin Almqvist dhe kërkon statusin e vendit kandidat

kur kosova percahet serbia enderron rikthimin e se kaluares 6a58e2318bd72
Lajmi i radhës

Kur Kosova përçahet, Serbia ëndërron rikthimin e së kaluarës

Të fundit nga

ShkoLartë